Zaev nuk pajtohet me Pendarovskin për grafën në letërnjoftime, thotë se është në frymën e Marrëveshjes së Prespës

Presidenti ia vlen të dëgjohet, por ligji duhet miratuar sepse është fjalë e dhënë. Kështu kryeministri Zoran Zaev i përgjigjet vërejtjeve të Presidentit Stevo Pendarovski ndaj përkatësisë etnike në letërnjoftime, i cili deklaroi se personalisht është kundër këtij propozimi. Zaev thotë se propozimi është në frymën e Marrëveshje së Prespës duke hedh poshtë akuzat se përkatësia etnike shuan konceptin e nacional të shtetit. A mund qytetarët të mos e deklarojnë përkatësinë etnike? Zaev thotë se kjo duhet vërtetuar me ndihmën e ekspertëve.

Kryetari është i pari i shtetit dhe për mua vlen t’i kushtohet vëmendje dhe në mbledhjen e parë me të do të diskutojmë për argumentet. E dini se kjo ka dalë nga një proces serioz kur u bën ndryshimet kushtetuese. Një parti serioze si Lëvizja Besa e ka kërkuar dhe ka dhënë argumentet e saja dhe ne kishim njoftuar se e pranojmë. Është në frymën e Marrëveshjes së Prespë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

VMRO-DPMNE-a edhe sot akuzoi partinë E Majta se po bllokon ligjin në shërbim të LSDM-së. Lideri i pozitës, Hristijan Mickoski kërkon nga kryeministri Zoran Zaev që ligjin ta propozon me yllin e BE-së.

Neve insistojmë që në letërnjoftime të qëndrojë përkatësia kombëtare që të vërtetoj se jam pjesë e popullit maqedonas. Nëse vërtet Zoran Zaev dëshiron që të bën këtë dhe paraprakisht disa herë brutalisht ka keqpërdorur yllin Evropian, pse nuk e bën tani? Ta vendos ligjin me yllin Evropian që të mund unë të identifikohem si maqedonas – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

E Majta vlerëson se bëhet fjalë për ndërtim juridik pa leje dhe për këtë arsye e kundërshtojnë. Kuvendi akoma është duke përpunuar teknikisht amendamentet. Për shkak të numrit të madh të amendamenteve, Komisioni për Sistem Politik mësohet se duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit, diskutimin për amendamentet do ta hap mbi bazën e propozimeve për një nen, që nënkupton se amendamentet shqyrtohen grumbull në bazë të nenit dhe jo një për një.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button