Zaev: Nuk pres që Bullgaria të na bllokojë rrugën drejt BE-së

Kryeministri Zoaran Zaev sot tha se nuk pret që Bulllgaria të bllokojë fillimin e negoviatave për anëtarësim të vendit në BE. Zaev theksoi se çështjet e identitetit, gjuha maqedonase dhe populli maqedonas , janë e të drejta të vetëvendosjes, dhe të njëjtat nuk mund të kontestohen.

“Po e them edhe një herë – çështjet si identiteti, gjuha maqedonase, populli maqedonas, janë e drejtë e vetëvendosjes. Bullgaria është një vend evropian dhe unë besoj se në vetë bisedimet, në vetë dokumentet, e gjitha është për shkak të përpjekjeve, ambicieve dhe dëshirave të tyre të justifikuara për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për përkujtimin e përbashkët të Goce Delçevit. Unë nuk pres që të ketë pengesa në këtë pjesë, sepse që nga fillimi deri më sot Bullgaria është një nga mbështetësit më të mëdhenj, nëse jo mbështetësi më i madh i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Populli bullgar dëshiron të ndihmojë popullin maqedonas, populli maqedonas dëshiron të jetë miqësor me popullin bullgar dhe kështu politikanët apo institucionet do të lëvizin sipas dëshirës për miqësi dhe bashkëpunim edhe më të madh, tha Zaev pas shënimit të Ditës Botërore të Mësuesve.

LEXO EDHE:

Back to top button