Zaev: Pendarovski nuk e përkrah rigjykimin për “27 prillin”, s’ka falje dhe amnisti

-Presidenti nuk e ka përkrahur, ja pyesni presidentin…sepse jam në kontakt të vazhdueshëm me të, kështu u përgjigj kreu i ekzekutivit Zoran Zaev i pyetur nëse e përkrah rigjykimin për ngjarjet e 27 prillit.

“Sikur se në të gjitha rastet, çdokush ka të drejtë të hap procedurë për përsëritjen e gjykimit nëse ka dëshmi dhe argumente të reja, që ndikojnë deri nëa të pikë që Këshilli Gjyqësorë të vendos për të”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev tha se nuk bëhet fjalë për falje ose amnisti, por se bëhet fjalë për rigjykim të mundshëm, nëse ka fakte dhe prova të reja, transmeton Alsat.

“Nuk ka falje, nuk ka amnisti në atë pjesë, drejtësi ka për të gjithë, përfshi edhe për ata që janë gjykuar për rastet e 27 prillit. Nëse ka argumente të reja, momente të reja, të gjithë e kanë këtë të drejtë, këtë e tha edhe presidenti”, pohoi Zaev.

Zaev komentoi edhe takimin e paralajmëruar mes presidentit Pendarovski dhe kreut të opozitës Mickoski, ku mes tjerash do të diskutohet edhe për 27 prillin.

“Dialogu çon në konsensus…Takimi i presidentit të shtetit Pendarovski me kreun e partisë më të madhe opozitare Mickoski, mund të ketë vetëm dobi, nuk ka asgjë të dëmshme nga kjo. Do të njoftojnë për çfardo që të flasin. ja apeloj, për çfarëdo që të flitet, të kërkohet zgjidhje, por të respektohen vlerat për të cilat shumica e qytetarëve presin që të respektohen.

 

LEXO EDHE:

Back to top button