Zaev pesimist, shuan shpresat e datës për bisedime me BE-në në tetor

Kryeministri Zoran gjatë Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se zhgënjimet e deritanishme nuk i japin të drejtë të pres një vendim pozitiv para dhjetorit, kur edhe përfundon presidenca Sllovene.
Nuk do të pres tetorin sepse çdo vit në fund të presidencës sillen vendimet. Në qershor nuk kishim, vendimi tjetër është në dhjetor edhe pse në tetor është Samiti për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Por nuk pres sepse jemi djegur disa herë unë dhe populli maqedonas – tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Zaev shton se gjatë bisedimeve është vërtetuar se nuk ka pasur negociata për gjuhën dhe identitetin, duke shtuar se dështimi i marrjes së datës për negociata, nuk e motivon për prishjen e Qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
U vërtetua se nuk bëjmë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. U kumtua edhe nga pala bullgare dhe është pjesë e kornizës negociuse. Aty shkruan se përkthimi i legjislacionit të BE-së do të jetë në gjuhën maqedonase dhe pikë. Kjo ishte shumë me rëndësi për ne – theksoi Zoran Zaev, Kryeministër.
Ndërkohë opozita vazhdon të akuzojë Zaevin për dështim në procesin e hapjes së negociatave. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel, gjatë takimit me eurodeputetë të partive simotra ka deklaruar se është koha e fundit që Qeveria t’i shfrytëzojë të gjitha lidhjet në Bruksel me qëllim zhbllokimin e procesit integrues. Mickoski ka potencuar se Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave që nga viti 2009, por sipas tij problemi me Bullgarinë ka lindur pas ardhjes së Zaevit në pushtet.
Adrian Kerimi