Skuadra shqiptare Struga Trim Lum barazoi (1:1) kundër Liepaja-s në Letoni, në ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencave në futboll. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës strugane, Srgjan Zaharievski, u shpreh i kënaqur me lojën dhe rezultatin, pasi që beson se ky është epilog i drejt i takimit të parë.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë me një kundërshtar vërtet të mirë. Rezultati është real. Ata ishin më të mirë në pjesën e parë, ne në 45 minutat e dyta. Shpresoj se do të jemi skuadra më e mirë në ndeshjen e kthimit dhe do të eliminojmë Liepaja-n”, tha mes tjerash Zaharievski.








