Zbardhet kërkesa e SPAK: Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona jashtë familjes

Zbardhet kërkesa e SPAK: Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona jashtë familjes

GJKKO pritet të vendosë nesër lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës.

Krahas masës së sigurisë arrest në shtëpi nën mbikëqyrjen e policisë, SPAK ka kërkuar që Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç pjesëtarëve të familjes.

SPAK ka kërkuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës së sotme në GJKKO.

SPAK kërkoi që masa e “Arrestit shtëpiak” për ish-kryeministrin të caktohet me mbikëqyrje policore,  por për avokatët kërkesa është e pa ligjshme.

Avokatët e Berishës, rikërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në konfliktit interesi me ish-kryeministrin.

Ish-kryeministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi sa i takon privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Vendimi nëse Berisha do të mbyllet në “Arrest shtëpi” pritet të merret të mërkurën në seancën që nis në orën 11.

 

LEXO EDHE:

Back to top button