Zbulimi i një 14-vjeçareje mund të sigurojë ilaçin për Covid-19

Ndërsa shkencëtarët në të gjithë botën garojnë për të gjetur një vaksinë për koronavirusin, shpikja e një vajze të mitur ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve, shkruan CNN.

14-vjeçarja, Anika Chebrolu, nga Texasi, sapo ka fituar Sfidën e Shkencëtarit të Ri 3M duke marrë një çmim prej 25,000 dollarësh, për një zbulim që mund të sigurojë një terapi të mundshme për Covid-19.

Shpikja e Anikas përdor metodologjinë në siliko (e kryer në kompjuter ose përmes simulimit kompjuterik për eksperimente biologjike) për të zbuluar një molekulë plumbi që mund të lidhet me proteinën e SARS-CoV-2, e njohur si “spike protein”. Spike protein është është një proteinë bashkimi transmembranore që rual rol vendimtar në fillimin e infeksionit.

“Dy ditët e fundit, pashë që projekti im shkaktoi shumë bujë mediatike pasi përfshin virusin SARS-CoV-2 dhe reflekton shpresat tona kolektive për t’i dhënë fund kësaj pandemie pasi unë, si të gjithë të tjerët, dëshiroj që të kthehemi përsëri në jetën tonë normale së shpejti”, tha Anika për CNN.

LEXO EDHE:

Back to top button