Zbulohen çamçakëzët më të vjetër në histori

Zbulohen çamçakëzët më të vjetër në histori

Mbetjet e rrëshirës të përtypur 9700 vjet më parë si çamçakëz të vërtetë janë gjetur në Suedi.

Një grup ndërkombëtar kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Stokholmit analizoi gjurmët e ADN-së në këto mbetje, mbi të cilat është ngulitur edhe forma e dhëmbëve.

Fragmentet e rrëshirës u gjetën në veri të Goteborgut të sotëm.

Analiza e ADN-së njerëzore bëri të mundur të vërtetohej se tre të rinj, meshkuj dhe femra, i kishin përtypur për të prodhuar një lloj ngjitësi që përdoret për të bërë vegla.

Një studim i mëtejshëm i mbetjeve të ADN-së së lashtë jo-njerëzore ka bërë të mundur rindërtimin e dietës së paraardhësve tanë. Testet zbuluan se adoleshentët kishin ngrënë mish dreri, troftë dhe lajthi.

LEXO EDHE:

Back to top button