Zbulohen kombëtaret dhe klubet e Premier Ligës, që kanë dërguar ofërtë pune për Jyrgen Klopin

Ish-trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop, ka refuzuar oferta nga Man. Juanjtedi dhe Çellsi pas largimit nga “Anfield”, sipas agjentit dhe këshilltarit të tij të besuar, Mark Kosicke. Trajneri gjerman vendosi të marrë një pushim nga futbolli pas ndarjes me “Të Kuqtë”, por tashmë është rikthyer në aktivitet si drejtor i operacioneve të futbollit te Red Bull-i.

Gjatë periudhës së tij te Liverpulli, Klopp arriti suksese të mëdha, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2019 dhe më pas duke e udhëhequr klubin drejt titullit të parë kampion në 30 vjet në sezonin 2019/20. Ai fitoi gjithashtu FA Cup, EFL Cup dhe Kupën e Botës për Klube gjatë kohës së tij me “Të Kuqtë”, përpara se të trondiste tifozët në mbarë botën duke njoftuar largimin në vitin 2024. Kosicke ka zbuluar se disa klube janë përpjekur ta rikthejnë Kloppin në bankinë, duke pohuar se ai tashmë ka refuzuar oferta nga dy rivalë të Liverpullit në Premier Ligën.

 

“Madje edhe Çellsi dhe Man, Junajtedi kanë bërë kërkesa, megjithëse Jurgen e kishte bërë të qartë se nuk do të drejtonte asnjë klub tjetër në Angli. Këto kërkesa vazhdojnë të vijnë”, u shpreh ai.

 

“Ai është jashtëzakonisht i lumtur me atë që ka arritur. Është e mrekullueshme të hysh në histori si një nga trajnerët e paktë që ka drejtuar vetëm tre klube dhe nuk është shkarkuar kurrë. Ndoshta në një moment do të ndiejë se i mungon aroma e dhomave të zhveshjes. Por për momentin, ai është shumë, shumë i lumtur në rolin e tij”.

 

Sipas Kosicke, përpara se t’i bashkohej Red Bullit, Klop kishte mundësi të merrte drejtimin e kombëtares së SHBA-së ose Anglisë. Madje, edhe Gjermania do të kishte qenë një opsion, nëse posti nuk do të ishte i zënë tashmë nga Julian Nagelsman.

LEXO EDHE:

Back to top button