Zbulohet arsyeja përse Kamarda nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Talenti i Milanit, Françesko Kamarda, në moshën 15-vjeçare e 260 ditë, bëri debutimin historik teksa u shndërrua në futbollistin më të ri që aktivizohet në elitën italiane, Serie A.  Por, sulmuesi nuk mund të aktivizohet dot në Ligën e Kampionëve.

Arsyeja? Rregullat e UEFA-s janë shumë të qarta. Për të luajtur në Ligën e Kampionëve, një futbollist duhet të ketë mbushur minimalisht 16-vjeç dhe të ketë nënshkruar një kontratë profesioniste. Ndërkohë që Kamarda as nuk ka mbushur 16-vjeç dhe as që ka një kontratë profesioniste për momentin.

Nëse në Serie A u bë një përjashtim dhe Federata e lejoi Kamardën të aktivizohej pas një kërkesë speciale të Milan, UEFA nuk toleron dhe anashkalon rregullat e saj. Ndaj, për debutimin në Europë me fanellën e Milan, 15-vjeçarit i duhet të presë ende.

LEXO EDHE:

Back to top button