Zbulohet biseda në mes Mesit dhe Levandovskit në Paris

Lionel Mesi dhe Robert Levandovski u filmuan duke biseduar në “Laureus Ëorld Sports Aëards”, ku Messi u shpall “Sportisti i Vitit” gjatë ceremonisë. Ai gjithashtu pranoi çmimin “Skuadra e Vitit”, pasi frymëzoi Argjentinën të triumfonte në Kupën e Botës 2022. 35-vjeçari u bë sportisti i parë që fiton çmimin ekipor dhe individual në të njëjtin vit.

“Ky është një nder i veçantë. Veçanërisht pasi çmimet ‘Laureus Ëorld Sports Aëards’ jepen në Paris këtë vit, qyteti që ka mirëpritur familjen time që kur erdhëm këtu më 2021. Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, jo vetëm nga kombëtarja, por edhe te PSZH. Nuk kam arritur asgjë nga këto i vetëm dhe jam mirënjohës që mund të ndaj gjithçka me ta”.

E ardhmja e Mesit te PSZH është në dyshim, pasi u godit kohët e fundit me një pezullim dy javor nga klubi francez, pas një udhëtimi të paautorizuar në Arabinë Saudite. Argjentinasi u stërvit të hënën përpara se të merrte pjesë në ‘Laureus Ëorld Sports Aëards’.

Është folur shumë se Messi do të donte të kthehej te Barcelona, megjithëse pozita financiare e klubit katalanas mund ta pengojë këtë plan. Gjithashtu, u raportua të hënën se Messi do të ndjekë hapat e Kristiano Ronaldos, duke u transferuar në Arabinë Saudite, kur kontrata e tij me PSZH të skadojë këtë verë.

Atëherë, çfarë i thanë Mesi dhe Levandovski njëri-tjetrit?

Një lojtar që me siguri do t’i shijonte të luante përkrah Mesit në ‘Camp Nou’ sezonin e ardhshëm është Levandovski, i cili ka shënuar 29 gola gjatë sezonit të tij debutues nën drejtimin e Çavi Hernandes. Kur dyshja u përballën me njëri-tjetrin në ndarjen e çmimeve, ja për çfarë ata thuhet se folën:

 

Mesi drejtuar Levandovskit: Gjithçka është mirë në Barcelonë?

Levandovski: Po, mirë.

Antonela (gruaja e Messit): Ata (Leëandoëski dhe gruaja e tij) janë të dashuruar me qytetin.

Mesi: A jetoni në ‘Castelldefels’?

P.S: ‘Castelldefels’ është zona e Barcelonës, ku Mesi dhe familja e tij kanë ende shtëpinë e tyre kryesore

LEXO EDHE:

Back to top button