Zbulohet data e saktë e debutimit të Mesit te Inter Majami

Lionel Mesi do të debutojë me fanellën e Inter Majamit më 21 korrik, kundër Kruz Azul, në një ndeshje për Kupën e Ligës, një kompeticion që bashkon skuadra nga “MLS” dhe liga meksikane.
Ka qenë Horge Mas, pronari i klubit të Amerikës së Veriut, ai që ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën “Miami Herald’ datën e debutimit të kampionit të botës me skuadrën nga Florida.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin DRV PNK, në Fort Lauderdale, shtëpia e përkohshme e Inter Majamit, i cili është ende në kërkim të një stadiumi të përhershëm. Ndërkohë, DRV PNK do t’i nënshtrohet rikonstruksionit për të shtuar kapacitetin me mbërritjen e “Pleshtit”.