Zbulohet data kur do të dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane
Zbulohet data kur do të dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane do të mund të marrin përgjigjen këtë të shtunë me 7 maj 2022.
Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën e së shtunës dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.
Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.