Zbulohet ekzoplaneti me oqean! Shkencëtarët: Ka kushte të favorshme për jetën
Zbulohet ekzoplaneti me oqean! Shkencëtarët: Ka kushte të favorshme për jetën

Ekzoplaneti i njohur si K2–18 b është një objektiv nën shqyrtim për astronomët ndërsa ata kërkojnë jetë përtej sistemit diellor.
I ashtuquajturi planeti ‘Hycean K2–18 b” është rreth dyfishi i madhësisë së Tokës dhe orbiton në zonën e banueshme të një ylli që ndodhet 120 vite dritë nga sistemi ynë diellor, skruajnë mediat e huaja.
Ekzoplaneti i njohur si K2–18 b është një objektiv nën shqyrtim për astronomët ndërsa ata kërkojnë jetë përtej sistemit diellor, pasi kërkimet dhe vëzhgimet e mëparshme me teleskopin hapësinor Hubble kanë treguar se planeti mund të jetë një oqean.
Rezultatet e reja treguan gjurmë të dioksidit të karbonit dhe metanit në atmosferën e K2-18 b pa zbuluar amoniak, gjë që ka të ngjarë të tregojë prani uji nën një atmosferë të pasur me hidrogjen.
“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e shqyrtimit të mjediseve të ndryshme të banueshme në kërkimin e jetës në një planet tjetër,” tha në një deklaratë autori kryesor i hulumtimit dhe shkencëtari i Universitetit të Kembrixhit, Nikku Madhusudhan.
Madhusudhan vuri në dukje se “duhen më shumë vëzhgime për të përcaktuar nëse është në fakt DMS ajo që shkencëtarët kanë vërejtur”.