Zbulohet emri i arbitrit që do vendosë drejtësi në finalen e Ligës Europa

Entoni Tejllor do të jetë arbitrit që do të gjykojë finalen e Ligës Europa mes Seviljas dhe Romës, e cila do të luhet në “Pushkas Arena” në Budapest, të mërkurën më 31 maj në orën 21:00.

44-vjeçari anglez ka drejtuar gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe një ndeshje të Ligës Europa këtë sezon, duke përfshirë sfidën e parë gjysmëfinale midis Romës dhe Fejnordit.

Tejllor arbitroi Superkupën e UEFA-s 2020 që u zhvillua në të njëjtin stadium në Budapest midis Bajernit dhe Seviljas, si dhe finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s 2021 midis Spanjës dhe Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button