Zbulohet formacioni i Ballkanit ndaj Viktoria Plzenit

Kampioni i Kosovës, skuadra e Balkanit, do të nis sot ndeshjet e edicionit 2023/24 në Ligën e Konferencës, në udhëtim te çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin C. Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 21:00 dhe tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet nga therandasit. Trajneri Ilir Daja ka një ide të qartë rreth ndeshjes së sotme dhe ka në mendje 11-shen titullarë që pritet ta hedh në fushë ndaj Plzenit.

Trajneri Daja pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion duke i dhënë një fanellë titullari sulmuesit anësor, Valid Hamidi, i cili shkëlqeu në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, me dy asistime pas inkuadrimit nga banka. Përveç tij në krahun tjetër të sulmit mund të luajë Bleart Tolaj, i cili shihet si favorit ndaj Almir Kryeziut dhe Ramush Ramadanit, ndërsa në maje të sulmit Albin Berisha ka më shumë gjasa sesa Arb Manaj.

Mesfusha do të jetë e pandryshuar me dyshen Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba, teksa Nazmi Gripshi do të jetë para tyre, lojtari që do t’i lidh repartet. Në portë si gjithmonë pritet të startojë Enea Koliqi, së bashku me mbrojtjen e pandryshuar: Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Lorenc Trashi.

LEXO EDHE:

Back to top button