Zbulohet formacioni i Kumanit ndaj Bajernit

Klubi i Barcelonës do të luaj kundër Bajern Munihut më 14 shtator, në kuadër të xhiros hapëse të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumit “Cat Radio”, trajneri i skuadrës katalonase, Ronald Kuman pritet të bëj ndryshim të formacionit kundër bavarezëve. Siç raportohet, Koeman pritet që përdor formacionin e tij të preferuar 3-5-2. Në qendër të sulmit pritet të jenë Depaj dhe Luk de Jong, kurse Brajtuajt pritet të jetë mungesë.
Ansu Fati nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshje kundër Bajernit. Po ashtu mungesë do të jenë edhe Kun Aguero dhe Ousmane Dembele. /Indeksonline/