Zbulohet futbollisti më i vjetër në “Euro 2020”

Nuk është ndër ekipet kombëtare favorite për “Euro 2020”, por Hollanda po kthehet ngadalë në elitën e kombëtare të botës. “Portokallinjtë” do të kenë në skuadër lojtarin më të vjetër të këtij Europiani, Marten Stekelenburg. Për portierin e lindur më 1982, do të jetë pjesëmarrja e tretë për ish-mbrojtësin ekstrem të Romës, pasi humbi edicionin e vitit 2016.
Pas përjashtimit të Cillessen, i cili shkaktoi një sensacion, duke pasur parasysh pozitivitetin ndaj koronavirusit, por në çdo rast me pak kohë për t’u rikuperuar, Stekelenburg diskuton fanellën e titullarit me Krul dhe të sapoardhurin, Marko Bizot, të thirrur pas vendimit të trajnerit De Bur.
Stekelenburg do të jetë më i vjetri në fushë në këtë kompeticion, por jo më i vjetri absolutë në të gjithë Europianët. Në edicionin e kaluar, portieri hungarez, Kirali, në fakt luajti në moshën 40 vjeçare.