Zbulohet gjarpri që peshon sa një frigorifer
Zbulohet gjarpri që peshon sa një frigorifer

Një grup biologësh nga Florida ka kapur gjarprin që besohet të jetë më i madhi në shtetin juglindor të SHBA-së. Ai peshonte më shumë se 97 kilogramë dhe ishte 5,4 metra i gjatë. Kjo do të thotë, një zvarranik që peshon sa një frigorifer. Gjarpri u kap dhjetorin e kaluar, u ther dhe u vendos në akull deri në prill. Kur studiuesit hapën trupin e gjarprit për të kryer një nekropsi, ata gjetën një surprizë. Brenda pitonit ishin 122 vezë, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë. Këta zvarranikë e kanë origjinën në Azinë Juglindore, por filluan të futen në Florida në vitet ‘70 si kafshë shtëpiake, të sjellë nga tregtarët e kafshëve ekzotike. /Alsat.mk