Zbulohet ideja e çmendur e FIFA-s për 100-vjetorin e këtij kompeticioni

Kupa e Botës 2030 mund të jetë më e madhja e të gjitha kohërave, me 64 kombëtare të gatshme të garojnë për trofeun në fazën finale. Sipas informacionit të publikuar nga mediat spanjolle, ky propozim ka dalë gjatë mbledhjes së fundit të FIFA-s më 5 mars. Sipas raportimeve, një këshilltar uruguajan ka sugjeruar këtë ide dhe FIFA do ta shqyrtojë atë në muajt në vijim.

Burimet e FIFA-s konfirmojnë se ideja është pranuar për diskutim, pasi ky institucion global i futbollit ka detyrimin të vlerësojë të gjitha propozimet e paraqitura nga anëtarët e këshillit. Në një vit kaq të rëndësishëm, që shënon përvjetorin e 100-të të Kupës së Botës, nuk mund të përjashtohet që ideja e Uruguajit të bëhet realitet.

Megjithatë, do të duhen disa muaj për të vendosur mbi formatin përfundimtar të këtij edicioni, i cili do të zhvillohet në Uruguaj, Paraguaj, Argjentinë, Spanjë, Marok dhe Portugali.

Një hap i parë për rritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse ishte bërë më parë. Kupa e Botës e vitit 2026, e cila do të luhet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, do të ketë 48 skuadra, me 16 vende të rezervuara për kombet e UEFA-s.

Sa i përket kalimit në 64 skuadra finaliste, aktualisht nuk ka parashikime mbi numrin e vendeve për çdo konfederatë, por nuk përjashtohet që numri i vendeve të mund të dyfishohet krahasuar me edicionin e vitit 2022, që ishte i fundit me 32 skuadra.

LEXO EDHE:

Back to top button