Zbulohet mesazhi që Çabi Alonso ia dërgoi drejtuesve të Real Madridit
Largimi i Çabi Alonsos nga stoli i Real Madridit i habiti lojtarët e klubit mbretëror, të cilët e mësuan lajmin nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Megjithatë, reagimet nuk munguan, mesazhe mirënjohjeje dhe respekti filluan të mbërrinin pothuajse menjëherë.
Fabrizio Romano raporton se Çabi u dërgoi një mesazh drejtuesve të klubit, duke thënë se klubi nuk duhet të jetë gjithmonë në anën e futbollistit.
“Nuk mund t’u japësh lojtarëve kaq shumë pushtet. Është e pamundur që trajneri të sundojë në dhomën e zhveshjes nëse klubi është gjithmonë në anën e lojtarëve”, raportoi medium La SER.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes të së hënës, pasuan lamtumirat për futbollistët e Realit nga Kilian Mbape, te Arda Guler, Rodrigo, Asensio, Federiko Valverde, Fran Garcia, Antonio Rudiger, Alvaro Karreras, si dhe kapiteni Dani Karvahal, i cili shkurtimisht tha “Faleminderit për gjithçka, shef”.
Deri në mesnatë, nga lojtarët që janë aktualisht në ekip, shtatë lojtarë nuk i kanë thënë lamtumirë Çabit, përkatësisht Vinisius Junior, Eder Militao, Trent Aleksander-Arnold, Ferland Mendi, Xhud Belingam, Brahim Diaz dhe Franko Mastantuono.








