Zbulohet plani ambicioz i klubeve arabe, adhurojnë Seria A

E përditshmja italiane “La Repubblica” i ka kushtuar hapësirë ​​të madhe sulmit arab ndaj kampionateve europiane dhe Serisë A në veçanti.

“Nuk është një imitim i asaj që ka bërë Kina, por një projekt me ide shumë të qarta dhe një objektiv, Kupën e Botës për klube në 2025-ën”.

Italia është i rezervuari ideal, sepse sauditët e adhurojnë Serinë A. Sikur të ishin ende vitet ’90, është ende kampionati që ata ndjekin me shumë ngulm dhe “Axurrët” e Mançini-t janë kombëtarja me të cilën janë tifozë.

Në turneun e ri të organizuar nga FIFA do të marrin pjesë skuadrat më të mira nga çdo kontinent, dhe do t’i ngjajë një ideje të Superligës, por në shkallë globale.

Dhe ideja nuk është vetëm për të dërguar një ekip për të luajtur në Kupën e re të Botës për klube të kërkuar nga Infantino. Por objektivi është që të fitohet.

LEXO EDHE:

Back to top button