Zbulohet proteina që shkakton plakjen
Shkencëtarët japonezë kanë identifikuar një proteinë që nxit procesin e plakjes - AP2A1. Sipas hulumtimeve, bllokimi i tij mund të ngadalësojë ndjeshëm apo edhe të ndryshojë plakjen e qelizave.

Nëse ky zbulim konfirmohet dhe zbatohet në praktikë, ai jo vetëm që mund të zgjasë jetën e njeriut, por edhe të lehtësojë ose parandalojë sëmundjet që lidhen me plakjen, si osteoporoza, sëmundjet e zemrës, disa lloje kanceri dhe sëmundjet neurodegjenerative.
Si funksionon AP2A1?
Në procesin e plakjes, qelizat bëhen gjithnjë e më pak aktive – ato nuk ndahen, por as nuk vdesin, një gjendje e njohur si plakja qelizore. Duke vepruar kështu, ato bëhen dukshëm më të mëdha dhe më pak të lëvizshme për shkak të pranisë së shtuar të proteinave të caktuara.
“Ky zbulim është revolucionar sepse na tregon se qelizat e vjetra jo vetëm që bëhen më të mëdha, por se plakja e tyre mund të rikthehet duke synuar proteina specifike”, tha studiuesi kryesor Piravan Chantachotikul.
Shkencëtarët kanë zbuluar se:
Bllokimi i AP2A1 në qelizat e vjetra bën që ato të rigjenerohen.
Prania e shtuar e kësaj proteine në qelizat e reja përshpejton plakjen.
Kjo do të thotë që në të ardhmen, në vend që të trajtohen vetëm simptomat e plakjes, mund të synohen shkaqet e saj themelore qelizore. Edhe pse ky zbulim është ende në fazat e hershme, ai hap shpresë për terapi revolucionare që mund të ngadalësojnë apo edhe të parandalojnë procesin e plakjes.