Zbulohet takimi mes Inzagit dhe Ronaldos në Sardenjë

Simone Inzagi, trajneri i Interit, u takua rastësisht me Kristiano Ronaldon në Sardenjë, në fund të qershorit. “Corriere dello Sport” raportoi ngjarjen, teksa flet për një bisedë gjysmë ore mes të dyve, e kaluar midis bisedave për futbollin dhe një pije në bordin e jahtit të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.
Trajneri zikaltër do të kishte hedhur edhe “grepin” për fenomenin portugez.
“Do të të kisha bërë të shënoje rreth 40 gola në sezon…”
Inzaghi vuri re jahtin mbresëlënës të CR7 me dylbi, hipi në “jet ski” dhe u nis drejt portugezit në det. Truprojat e shumta të Ronaldos e njohën dhe i uruan mirëseardhjen. Flitet për një takim të rastësishëm.
Nuk ka gjasa që CR7 të vendosë të kthehet në Evropë, por duke pasur mundësinë të fliste me një trajner finalist të Ligës së Kampionëve, mund të jetë ndier si dikur, kur fitonte “kupën veshëgjatë” dhe merrte nofkën e merituar “Mister Champions”./Telesport.al/