Zbulohet vaksina e re kundër kolesterolit, ka çmim më të ulët se ekzistueset

Zbulohet vaksina e re kundër kolesterolit, ka çmim më të ulët se ekzistueset

Shkencëtaret nga Universiteti i Mjekësisë në Meksikë kanë zhvilluar një vaksinë të re kundër kolesterolit, e cila është shumë më pak e kushtueshme nga ato që tashmë ekzistojnë në treg, raporton Daily Mail.

Kjo vaksinë mund të ulë kolesterolin e lartë në gjak dhe pritet të dalë në treg brenda 10 vjetësh.

Vaksina e re funksionin duke bllokuar proteinën e njohur si “PCSK” e cila e rrit kolesterolin. Nëse kjo vaksinë aprovohet dhe del në shitje duhet të merret një herë në vit.

Studiuesit kanë parashikuar se vaksina do të kushtojë më pak se 100 dollarë, duke bërë të ditur se është shumë më e volitshme se vaksinat që tashmë ekzistojnë e kushtojnë nga 5000 deri në 15000 dollarë.

Vaksina e re është testuar në minj dhe ka funksionuar shumë mirë.

“Kjo është një vaksinë që ne mendojmë se mund të ketë një ndikim global. Pra, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën ku sëmundjet e zemrës paraqesin problem të madh. Ne shpresojmë të kemi një vaksinë për njerëz pas 10 vjetësh”, ka thënë studiuesi kryesor Dr. Bryce Chackerian.

Kolesteroli i lartë ndodh kur ka shumë yndyrë në gjak. Kjo mund ta bëjë të vështirë për gjakun të rrjedhë nëpër arterie dhe të udhëtojë në organe si zemra dhe truri.

Kjo bën që zemra të punojë më shumë, gjë që rrit shanset që ajo të dobësohet, duke çuar në atak në zemër dhe sëmundje të tjera të zemrës. Trurit, ndërkohë, i bllokohet furnizimi me oksigjen, duke rritur rrezikun e një goditjeje në tru.

Ushqimet e yndyrshme, pirja e duhanit dhe mungesa e ushtrimeve mund të rrisin nivelin e yndyrës në gjak, megjithëse disa njerëz me një histori familjare mund të jenë gjenetikisht të predispozuar për të zhvilluar kolesterol të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button