Zejnullai: I bindur që do të fitonim, por jo edhe kaq lehtë!

Mesfushori i Egnatias, Arbin Zejnullai deklaroi se e dinte që do fitonin titullin por jo kaq lehtë.

“Doja të falenderoja për komplimentat. I mbuloj disa pozicione, ndoshta është nga cilësia, vrapoj shumë dhe nuk e kam problem. Sa për ndeshjen kishim bindje që do të fitonim, por jo kaq lehtë me thënë të drejtën. Sa i përket konkurrencës këtu te Egnatia ka pasur gjithmonë dhe kjo na ka bërë edhe më të fortë, Zejnullai nuk e ka treguar ndonjëherë konkurrëncën”, deklaroi ai për “RTSH Sport”

LEXO EDHE:

Back to top button