Zelenski: Rusia, sulm me armë bërthamore

Zelenski: Rusia, sulm me armë bërthamore

Bota duhet të përgatitet për mundësinë që Rusia të shënjestrojë Ukrainën me armë bërthamore. Paralajmërimi erdhi nga presidenti Volodimir Zelensky. Në një intervistë për CNN, ai u pyet nëse ishte i shqetësuar nga komentet e fundit të drejtorit të CIA-s, se Rusia mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e saj në Ukrainë. “Jo vetëm unë, por të gjithë liderët botërore duhet të shqetësohen pasi mund të mos jetë informacion real, por mund të jetë e vërteta. Nuk duhet të kemi frikë, por të jemi gati. Kjo është diçka që nuk prek vetëm Ukrainën, por të gjithë botën”. Sakaq, Rusia ka paralajmëruar zyrtarisht SHBA dhe shtetet aleate kundër furnizimeve me armë për Ukrainën. Në një notë diplomatike dërguar Departamentit të Shtetit nga ambasada ruse në Uashington, Moska paralajmëron se armët që NATO dhe SHBA po dërgojnë në Ukrainë po i shtojnë benzinë zjarrit, dhe mund të çojnë drejt pasojave të paparashikueshme. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u citua të thotë se paralajmërimi mundtë shihet si një pranim nga ana e Rusisë dhe mbështetja ushtarake e NATO-s dhe SHBA në Ukrainë, por rezultonte efektive./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button