Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Samitin e Paqes në Zvicër.

E në mesin e temave që dyshja diskutuan në këtë samit ishte edhe transferimi i aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Një numër vendesh perëndimore janë bashkuar në koalicionin e aeroplanëve që do t’i dhurohen Ukrainës dhe që ky koalicion udhëhiqet nga Danimarka dhe Holanda, që kanë për qëllim që furnizojnë Kievin me fluturake moderne dhe të trajnojnë pilotët dhe personelin mbështetës”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X.

“Gjatë takimit ne diskutuam përgatitjet për transferimin e aeroplanëve danezë F-16, që do t’i dorëzohen së shpejti Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.

Në anën tjetër, shumë vende tjera evropiane janë zotuar në dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, që do t’ju ndihmojnë ukrainasve të mbrohen nga sulmet ajrore ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button