Zelensky e pranon: Rusia kontrollon 20 për qind të Ukrainës

Zelensky e pranon: Rusia kontrollon 20 për qind të Ukrainës

Rreth 20 për qind e territorit të Ukrainës është nën kontrollin e Rusisë. Këtë e konfirmon vetë presidenti Volodymyr Zelensky, që thekson se kjo hapësirë është sa Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda së bashku.

Kjo vjen teksa ushtria ruse po tenton të thyejë rezistencën e forcave ukrainase në rajonin lindor të Donbasit. Luftime të ashpra janë raportuar në qytetin kryesor të Severodonjeckut, i cili në pjesën më të madhe kontrollohet nga trupat e Valdimir Putin.

Nëse rezistenca ukrainase bie në këtë zonë, ushtria ruse merr kontrollin e të gjithë Luhanskut dhe një shtysë të madhe për të vazhduar dhe më tej ofensivën në lindje.

Ndërkohë, më herët, presidenti Zelensky denoncoi se mbi 200 mijë fëmijë ukrainas ishin deportuar në rusi që prej fillimit të luftës.

Ndërsa autoritetet njoftojnë se mbi 260 të mitur janë vrarë deri më tani, dhe 7.5 milion kanë mbetur pa shkolle.

LEXO EDHE:

Back to top button