Zelensky flet hapur për negociatat: Putini duhet të detyrohet të lëshojë një urdhër të vërtetë
Zelensky flet hapur për negociatat: Putini duhet të detyrohet të lëshojë një urdhër të vërtetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për sulmin e sotëm me dron rus në Kiev, i cili vrau tre persona, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar. Në një mesazh në platformën X, ai ka trajtuar edhe ecurinë e negociatave me delegacionin amerikan në Arabinë Saudite.
“Sonte në Kiev, për fat të keq, tre persona u vranë në një sulm me dron rus, duke përfshirë një baba dhe vajzën e tij pesëvjeçare. Vetëm një ditë më parë në Zaporizhia, një sulm rus vrau një familje të tërë – një nënë, baba dhe vajzën e tyre. Unë shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe të dashurit”, tha Zelensky.