Zelensky gati të diskutojë për planin kinez të paqes, mesazhi për votën e OKB

Zelensky gati të diskutojë për planin kinez të paqes, mesazhi për votën e OKB

Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se është i gatshëm të diskutojë me Kinën për planin e saj të paqes, edhe përse konfirmoi se ende nuk e ka parë këtë propozim të Pekinit që synon t’i japë fund luftës.

Kina po kërkon të bindë Moskën dhe Kievin të ulen në bisedime për paqen dhe u shpreh se në ditët e ardhshme do të bëjë publike një propozim konkret që i jep konfliktit përmes negociatave.

Edhe për presidentin Zelensky angazhimi i Kinës në një çështje të tillë është një lajm i mirë dhe kërkoi angazhimin e sa më shumë vendeve për kuadrin e negociatave.

Ndërkohë, lideri ukrainas nuk la pa komentuar dhe votën pro rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“U jemi mirënjohjes të gjitha vendeve që mbështetën këtë rezolutë. Kjo është një dëshmi solidariteti nga ana e komunitetit botëror për popullit ukrainas. Një manifestim global që mbështet paqen”, tha mes të tjerash Zelensky.

Ishin 141 vendet që votuan pro rezolutës ku u ritheksua mbështetja ndaj Kievit dhe për integritetin e tij territorial, ndërkohë që 32 abstenuan dhe vetëm 7 ishin kundër.

Ndër abstenimet, spikasin ato të disa fuqive si Kina, India, Pakistani dhe Irani, ndërkohë që votuan kundër vetëm disa vende që cilësohen si “satelite” ndaj Moskës, si Bjellorusia, Nikaragua, Kongo dhe Eritrea, ku Moska ka investuar gjatë viteve të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button