Zelensky i drejtohet samitit politik evropian: Duhet ta pranojmë, Rusia është vend që s’dëshiron paqe

Zelensky i drejtohet samitit politik evropian: Duhet ta pranojmë, Rusia është vend që s’dëshiron paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur sot në samitin e parë të Komunitetit të ri Politik Evropian (EPC). Nëpërmjet një videomesazhi.

Zelensky iu referua sulmeve ruse në ndërtesat e banimit në qytetin jugor Zaporizhzhia që u bënë në orët e para të mëngjesit sot.

“Pas sulmit të parë raketor sot, kur njerëzit erdhën për të pastruar mbetjet, Rusia nisi një sulm të dytë raketor”, tha Zelensky, raporton BBC. 

Ai tha në samit se Ukraina nuk e ka dëshiruar kurrë luftën, ndërsa theksoi se Evropa është në një “pozicion strategjik” për t’i dhënë fund konfliktit.

Zelensky e paraqiti këtë si një mënyrë për të garantuar paqe më të gjerë në Evropë, “në mënyrë që tanket ruse të mos avancojnë në Varshavë ose përsëri në Pragë”.

“Duhet të pranojmë të dukshmen, jemi të detyruar të merremi me një shtet që nuk dëshiron paqe. I cili i përgjigjet të gjitha propozimeve për paqe të vërtetë me sulme raketore, provokim të krizave artificiale dhe tallje”, tha Zelensky.

 

LEXO EDHE:

Back to top button