Zelensky i mbetur pa ndihmën e perëndimit, i bën thirrje Putinit për bisedime

Gazetar: Isuf Kadriu

Derisa trupat ruse po avancojnë drejt kryeqytetit ukrainas në ditën e dytë të ofensivës ushtarake, presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky, i mbetur pa ndihmën e premtuar të perëndimit për përballjen me Rusinë, i bëri thirrje presidentit Vladimir Putin për bisedime, me qëllim të ndërprerjen së luftimeve, por Zelenski drejtoi edhe kritika ndaj liderëve evropianë se nuk kanë bërë gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përparimin e Rusisë.

“Dua t’i përcjell një mesazh presidentit rus, luftimet po vazhdojnë në të gjithë vendin, ne do të fillojmë negociatat dhe do të parandalojmë që njerëzit të vdesin…Liderët evropian nuk bën sa duhet për të ndaluar agresionin rus. Ashtu si në Luftën e Dytë Botërore, ju thatë “kurrë më”, por ja ku jemi përsëri dhe nuk po bëni sa duhet për t’u përgjigjur. Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, gjithë Evropa. Por ne nuk po shohim se çfarë saktësisht keni ndërmend të bëni për mënyrën se si do të mbroni veten kur po ndihmoni Ukrainën kaq ngadalë”, deklaroi Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia është e gatshme të bisedojë me Ukrainën në kryeqytetin bjellorus, Minsk. Por, ai ka thënë se në qendër të bisedimeve duhet të jetë çështja që Ukraina të shpallë “status neutral” – i cili do të përfshijë “çmilitarizimin”.

Paraprakisht edhe presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Si Xhinping ka shprehur gatishmërinë për bisedime me kreun e Ukrainës.

Derisa dy palët po shqyrtojnë mundësinë e uljen e tryezën e bisedimeve në terren vazhdojnë veprimet luftarake. Trupat ruse ndodhet shumë pranë kryeqytetit Kiev. Me herë, Zelenski tha se ai është objektivi numër një i Rusisë ndërsa numër dy familja e tij. Ai tha se nuk ka ndërmend të largohet nga Kievi.

“Sot vetëm po e mbrojmë vendin tonë sikur edhe dje. Forcat më të fuqishme në botë po shohin nga larg. Sipas informacioneve që posedojmë, unë dhe familja ime jemi caku kryesor i armikut. Ata dëshirojnë shkatërrimin e Ukrainës”, u shpreh Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë bërë të ditur synimin e Moskës për pushtimin e pikave strategjike përfshirë aeroportet për të zbritur mbi 10 mijë trupa speciale të cilat do të depërtonin në brenda të kryeqytetit për kapjen e presidentin ukrainas dhe marrjen e kontrollit me institucionet kyçe.

Ndërkohë civilët janë parë duke kapur armët për ti rezistuar avancimit të trupave ruse.
Zelenski tha se në luftime janë vrarë 137 ushtarë ukrainas ndërkohë që shërbimet e inteligjencies britanike kanë njoftuar për të paktën 450 ushtarë rusë të vrarë. Në mesin e viktimave ukrainase është edhe ushtaraku Vitaliy Skakun. Ai mori vëmendjen e të gjithëve, sepse ai e hodhi vetën në erë tek një urë për të bllokuar avancimin e rusëve. Hapësira ajrore e Ukrainës thuhet se mbrohet nga një avion MIG-19 dhe piloti i tij ka marrë epitetin e “Fantazmës së qiellit”, për shkak të njoftimeve se ka rrëzuar të paktën pesë avion rus.

Në rrjetet sociale janë shfaqur edhe foto të kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, me armë në dorë, në krye të një ndërtese në Kiev, duke u përgatitur për ardhjen e ushtrisë ruse dhe mbrojtjen e qytetit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë sulmet ruse në shënjestër të sulmeve kishin shumë caqe civile, objekte banimi, e madje edhe kopshte fëmijësh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button