Zelensky i shpallë luftë korrupsionit, 11 zyrtarë largohen

Zelensky i shpallë luftë korrupsionit, 11 zyrtarë largohen

Deri tash 11 zyrtarë ose kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar meqenëse Kiev ka filluar të merret me korrupsionin në qeveri.

Kjo nismë dërgoi deri te disa politikanë në thirrjen e SHBA-së që ndihma në Ukrainë të kufizohet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po përpiqet që shpejt ta kthejë besimin publik, mirëpo akuzat janë serioze në një kohë të papërshtatme.

Disa nga deklaratat për korrupsion janë shfaqur duke iu falënderuar gazetarit investigativ, Mykhaylo Tkach për portalin “Ukrayinska Pravda”.

Kohët e fundit ai raportoi se një kompani e një trajneri personal të një zyrtari të lartë ka pranuar me miliona funta qysh nga fillimi i agresionit rus, që doli se ishte fjala për zëvendësshefin e kabinetit të Zelenskyt.

Kyrylo Tymoshenko dha dorëheqje dy muaj pasi gazetari Tkach raportoi se ai kishte transferuar familjen e tij në shtëpinë e një ndërtuesi të njohur.

Ai gjithashtu kishte publikuar edhe pamje të tij duke vozitur një veturë luksoze për disa muaj, raporton BBC.

Por, Tymoshenko kishte mohuar të gjitha këto pretendime.

“Pothuajse shumë here, deputetët dhe zyrtarët, për burimet e paqarta të parave të tyre, ata i regjistrojnë ato te njerëzit e afërt të tyre. Këto janë shenja të jotransparencës në një kohë kur çdo hap i zyrtarëve duhet të jetë i pastër për shoqërinë”, thotë Tkach.

Ai pranon se korrupcion ka në shumë shtete, por reagimi ndaj sa është më i rëndësishëm.
Për Ukrainën, e cila pranon me biliona dollarë në ndihma ushtarake, humanitare dhe financiare sjell përgjegjësi dhe kujdes.

Që kur Ukraina shpalli pavarësinë e saj para 31 vjetësh, korrupsioni ka qenë i pranishëm në shërbimet publike dhe më së shumti qarqet politike.

Prandaj, Ukraina ka bërë përpjekje të shumta për disa reforma, posaçërisht të nxitur nga fushata e vazhdueshme e Rusisë për agresion ndaj saj. Këto ndryshime janë pritur si të rëndësishme për të siguruar përkrahjen e vazhdueshëm të Perëndimit.

LEXO EDHE:

Back to top button