Zelensky: Ka dështuar ofensiva e Rusisë në Harkiv

Zelensky: Ka dështuar ofensiva e Rusisë në Harkiv

Ushtria ruse “ka dështuar” të shtrijë ofensivën e vet në rajonin e Harkivit, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi.

Pasi ka folur me komandantë ushtarakë, ai ka thënë se forcat ukrainase janë duke frenuar përparimet ruse në atë zonë dhe janë duke shkatërruar njësitet ruse që kanë hyrë dhe e kanë terrorizuar rajonin e Harkivit.

Zelensky ka thënë se kjo gjë përbën “rezultat shumë të rëndësishëm”.

Më herët, gjatë 10 majit, forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Harkivit, përgjatë kufirit ruso-ukrainas, hap që analistët e kanë përshkruar si tentim për të krijuar “zonë neutrale”, përmes së cilës mbrohet territori i Rusisë.

Për luftime të ashpra është raportuar rreth qytezës Vovçansk, të cilën ushtria ukrainase ka thënë se ka nën kontroll.

Më 17 maj, komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, ka thënë se Rusia e ka zgjeruar ofensivën në një vijë prej 70 kilometrash, në përpjekje për të detyruar Ukrainën që t’i angazhojë edhe rezervistët

LEXO EDHE:

Back to top button