Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”. Zelensky e bëri këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev. Udhëheqës të Bashkimit Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen marrin pjesë. Protesta pro Ukrainës zhvillohen jashtë ambasadave ruse në mbarë botën, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Holandën, Kanadanë, Japoninë, Lituaninë, Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara. Lufta trevjeçare shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve dhe civilëve dhe shkatërroi zona të tëra të Ukrainës. Sipas shifrave të dhëna nga Zelenski, së paku 46 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë. Ndërkaq, viktimat ruse – përfshirë të vrarët dhe të plagosurit i kalojnë 700.000, sipas vlerësimeve të Perëndimit në muajin dhjetor. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar nismën për në Kombet e Bashkuara, rezolutë të cilën e kanë cilësuar si “Rruga deri te paqja”. Sekretari amerikan i shtetit është shprehur se për rezolutën pret edhe mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button