Zelensky mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga ministrat Spiropali dhe Hasani

Zelensky mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga ministrat Spiropali dhe Hasani

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në Rinas të pranishëm ishin edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

“Nder i madh për të pritur Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani, ndërsa ka ndarë foto nga pritja në Rinas.

Ndërsa Spiropali shkruan “Mirë se erdhët në Shqipëri President Zelensky”.

LEXO EDHE:

Back to top button