Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Trumpin

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.

Bëhet e ditur se ai është pritur nga homologu i tij amerikan, Donald Trump.

Dy liderët kanë shtrënguar duart dhe kanë pozuar për disa foto para shtypit, shkruan skynews.

Ndryshe, Zelensky së fundmi ngacmoi temat e mundshme për diskutim gjatë takimit me Trumpin.

Ai tha se ka “pyetje shumë të rëndësishme” për presidentin e SHBA-së, duke përfshirë nëse SHBA do të ndërpresë ndihmën.

Ndër tjera, ata pritet të diskutojnë një marrëveshje të mundshme për mineralet e rralla të tokës

LEXO EDHE:

Back to top button