Zelensky: Mbi 31 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri tani

Zelensky: Mbi 31 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri tani

Mbi 31,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën deri më tani në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

Sipas tij, “që nga 24 shkurti, Rusia ka paguar çdo ditë rreth 300 jetë të ushtarëve të saj për një luftë krejtësisht të pakuptimtë kundër Ukrainës”.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, qoftë edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar”, deklaroi presidenti ukrainas.

Gjatë fjalimit të tij të përnatshëm Zelensky foli edhe për “Librin e torturuesve” që do të lançohet në Ukrainë dhe që dokumenton krimet e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse.

“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve. Dhe një “Libër i torturuesve” është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, ushtarëve të ushtrisë okupatore, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë të mundur gjithçka bënë në Ukrainë. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur. Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh”, deklaroi Zelensky./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button