Zelensky pret lajme të mira për furnizim me armë nga Perëndimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pret “lajme të mira” për furnizimin me armë të rënda nga Perëndimi javën e ardhshme, raporton BBC.

Gjatë fjalimit të tij të rregullt, Zelensky gjithashtu ka pranuar se situata në vijën e frontit në Donbas dhe në pjesë të rajonit të Kharkivit është “tepër e vështirë” për ushtrinë ukrainase. Ai ka akuzuar po ashtu forcat ruse se po përpiqen që të parandalojnë “largimin” e ukrainasve nga zonat e pushtuara të rajonit të Khersonit, në jug.

Luftimet e ashpra ndërkaq janë duke vazhduar pranë Severodoneskut, në rajonin e Luhanskut, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se spitalet në Krimenë e aneksuar nga Rusia po e pezullojnë pranimin e civilëve për të liruar shtretërit për ushtarët e plagosur rusë.

LEXO EDHE:

Back to top button