Zelensky reagon pas sulmit rus në Dnipro

Zelensky reagon pas sulmit rus në Dnipro

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi mbi sulmin rus në një ndërtesë të lartë në Dnipro.

“Është një ndërtesë e zakonshme nëntë-katëshe, nga të cilat ka mjaft në qytete të ndryshme të Evropës Lindore dhe Qendrore. Të gjitha katet e kësaj ndërtese – nga i dyti në të nëntin – ranë nga shpërthimi i një rakete ruse”, tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes.

Ai shtoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet dhe ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në kërkimin e njerëzve nën rrënoja gjatë gjithë natës. “Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, shtoi presidenti.

Gjatë sulmit të sotëm në qytetin Dnipro u vranë pesë persona derisa 60 u lënduan.

LEXO EDHE:

Back to top button