Zelensky: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re në Kharkiv

Zelensky: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re në Kharkiv

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se Rusia po përpiqej të rifillonte një ofensivë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv, por edhe dy qytete tjera, shkruan Alsat.

“Tani ushtria ruse po përpiqet të mbledhë forca për të sulmuar përsëri Kharkivin. Ne e kemi çliruar këtë rajon dhe ata duan ta bëjnë përsëri dhe ne e shohim atë dhe ka një milion e gjysmë banorë. Mykolaivi po bombardohet vazhdimisht, me gati gjysmë milioni banorë. Ata duan të kapin dhe të shkatërrojnë plotësisht Sloviansk – aty kishte 100.000 banorë para luftës”, deklaroi Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Zekensky tha se forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë gjithcka për të zmbrapsur sulmet ruse por se kanë nevojë edhe për më shumë armë nga shtetet perëndimore.

“Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndaluar pushtuesit, për të mbrojtur popullin. Por për ta bërë më shpejt, ne kemi nevojë për mbështetje, armatim modern, armë që do të kenë aftësi më të mira se armët e ushtrisë ruse. Prandaj shpenzoj kaq shumë emocione, kaq shumë kohë dhe kaq shumë përpjekje për të bindur të gjithë partnerët tanë që të na japin armë të fuqishme. Kjo është një çështje jete”, u shpreh Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

I pyetur lidhur me perspektivat e Ukrainës për anëtarësim në BE, Zelensky tha se përfitimi kryesor në marrjen e statusit të kandidaturës ishte “motivimi” për popullin ukrainas. Këto komente Zelenski I bëri një një video fjalim në një forum në Milano të Italisë një ditë përpara se Kryeministri Mario Draghi të bënte një fjalim vendimtar në Senatin italian për mbështetjen e vazhdueshme për sanksionet dhe veçanërisht armët për Ukrainën./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button