Zelensky takon Ramën dhe Abazoviqin në Kiev, i falënderon për mbështetjen

Zelensky takon Ramën dhe Abazoviqin në Kiev, i falënderon për mbështetjen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar momente nga takimi që ka pasur këtë të mërkurë në Kiev me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Presidenti ukrainas në një postim në Facebook, ka thënë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, shkroi Presidenti ukrainas në rrjetin social.

Më tej ai shkroi se “Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit kandidat për vendin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe krijojnë mundësi për njëra-tjetrën. Dritan Abazoviq dhe Edi Rama ju falënderojë për vizitën dhe bisedat produktive!”, ka shkruar Zelensky.

Në një postim tjetër në Twitter, kryeministrat e dy shteteve të Ballkanit shihen duke vizituar edhe qytetin Irpin.

“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua …Ne simpatizojmë Ukrainën, për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, shkruan Abazoviq.

Më pas, Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe Abazoviq janë pritur nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, ndërsa më vonë do të takojnë Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.

LEXO EDHE:

Back to top button