Zelensky vendos sanksione ndaj 19 anëtarëve të qeverisë së Gjeorgjisë
Zelensky vendos sanksione ndaj 19 anëtarëve të qeverisë së Gjeorgjisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vendosur të enjten sanksione ndaj 19 anëtarëve të qeverisë gjeorgjiane, përfshirë edhe kryeministrin.
“Sapo kam nënshkruar një dekret që i jep fuqi vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes për sanksionet”, ka thënë Zelensky gjatë një videofjalimi, duke shprehur se sanksionet në fjalë janë kundër pjesës së qeverisë gjeorgjiane e cila, pretendoi ai, “po dorëzohet.
Presidenti ukrainas ka thënë se ai ka vendosur sanksione ndaj 19 anëtarëve të qeverisë, duke përfshirë Bidzina Ivanishvili, kryetar nderi i partisë në pushtet të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”. Dekreti i publikuar në faqen e internetit të zyrës presidenciale të Ukrainës përfshin gjithashtu kryeministrin, Irakli Kobakhidze.
“Kjo është se si funksionon në çështjet ndërkombëtare: nëse nuk përgjigjeni në kohë ose nuk reagoni me parime, atëherë dekada humbasin dhe vendeve u grabitet liria”, ka thënë Zelensky.
Njoftimi i Zelenskyt ka ardhur një ditë pasi ai tha se Kievi po zhvillon një “përgjigje ligjore” ndaj zhvillimeve të vazhdueshme në Gjeorgji, si dhe po punon me partnerët evropianë dhe të tjerë të Ukrainës për veprime konkrete.
Ai akuzoi autoritetet gjeorgjiane se po e shtyjnë vendin drejt “varësisë së qartë nga Rusia”.
Autoritetet gjeorgjiane nuk i janë përgjigjur ende sanksioneve të Ukrainës.
Sanksionet erdhën pasi protestat pro-BE vazhdojnë në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Tbilisi, kundër njoftimit të Kobakhidze më 28 nëntor se Gjeorgjia do të pezullojë bisedimet e pranimit në BE deri në vitin 2028.
Që nga fillimi i protestave, sipas ministrisë së Brendshme, janë arrestuar më shumë se 290 persona dhe janë plagosur mbi 150 policë.