Zendeli: Mandatari i ri a ka legjitimitet dhe kapacitet për tu ballafaquar me sfidat në të ardhmen

Fadil Zendeli nga rradhët e Lëvizjes Besa, në seancën e sotme theksoi  se mandatari i ri a ka legjitimitet dhe kapacitet për tu ballafaquar me sfidat të cilat e presin vendin, shkruan Alsat

“Pse diskutohet çështja e legjitimitetit të Qeverisë, pikërisht ka të bëje për shkak se ka ndërprerje në atë që ishte zgjedhje parlamentare të vititn 2020 me vet dorëheqjen e kryeministrit. Dorëheqja e kryeministrit është praktik parlamentare nënkuptn dorëheqjen e Qeverisë. Duam të dijmë ky staf, ky mandatar sa ka legjitimitet nga zgjedhjet e vitit 2020 për ta vazhduar këtë mandat qeveritar, kjo është çështje diskutabile që lidhet me legjitimitetin se a ka ose nuk ka. Kemi një mandatar i cili nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara, ku parashtrohet një çështje diskutabile e legjitimitet dhe kapacitetit edhe të mandatarit edhe të këtij stafit që ai e propozon p[r tu ballafaquar me sfidat të cilat vendin e presin”, tha Zendeli.

LEXO EDHE:

Back to top button