Zeneli: Duam fitore dhe 3 pikë ndaj Suedisë

Në krah të trajnerit Bernard Shallandes, në konferencën për shtyp të përfaqësueses së Kosovës ishte Arbër Zeneli, për të cilën sfida me Suedinë është e veçantë, pasi në të kaluarën ka luajtur për moshat e kësaj skuadre.

 

 

 

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Suedia është shumë e fortë dhe ka një lojtar klasi botëror sikurse është Zlatan Ibrahimovic. Por ne jemi këtu për tri pikë, të shohim çfarë do të ndodhë. Është një ndeshje speciale për mua, sepse kam luajtur për Suedinë prej moshës 15-vjeçare, por unë shikoj veç për fitore dhe e kam gjetur mënyrën time për të luajtur. Ne shkojmë në këtë ndeshje vetë për tri pike,” tha mes tjerash Zeneli.

LEXO EDHE:

Back to top button