Zënkat politike për tenderin e stacionit të filtrimit, pamundësojnë nisjen e projektit për ujërat e zeza

Zënkat politike për tenderin e stacionit të filtrimit, pamundësojnë nisjen e projektit për ujërat e zeza

Gazetare: Evi Shkopi

“Kemi ardhur në Konjare të Mesme, konkretisht në Lumin Pçinja, degëzim i majtë i lumit Vardar, për të parë se sa është i ndotur. Këtu peshkatarët vijnë për të ushtruar hobin e tyre. Pavarësisht ujit të ndotur. Por kuptuam edhe se gjatë verës kur temperaturat janë më të larta fëmijët preferojnë të freskohen në këtë ujë, pavarësisht se ai është i ndotur”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

Boris Smilev nga Draçeva kishte dalë këtë mëngjes për të peshkuar në lumin Pçinjë, ujë i të cilit thotë se është jashtëzakonisht i ndotur, shkruan Alsat.

Sipas tij, peshqit që janë më në sipërfaqe të ujit ndoshta mund të konsumohen, por ata më në thellësi assesi, pasi sa më thellë aq më shumë fekale.

“I ndotur është pothuajse 99%. dhe mban erë shumë të keqe. Nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë. Ka ndonjë peshk që është më sipërfaqësorë, është pak më i pastër. Pjesa më e madhe qëndrojnë më në thellësi, por atje është gjithçka e ndotur nga kanalizimet. Në vend që të shihen pastër gurët, ja se si duken, të zinj. Në Vardar nga Demir Kapija e tutje uji është më i pastër”, tha Boris Smilev- Peshkatar.

Pçinja, degëzimi i majtë i Vardarit, gjatë gjithë vitit është ka nivelin më të lartë të ndotjes bakteriale, alarmojnë nga Qendra për Shëndet Publik. Mjeku Lubço Konstadinoski thotë se ata që lahen në ujërat e lumenjve të ndotur më pas përballen me djegie të syve, diarre apo me infeksione në lëkurë dhe nëse nuk trajtohen në kohë mund të bëhen edhe më serioze.

“Pçinja është vazhdimisht me ujë të ndotur të kategorisë së 4-të. …Njerëzit aty hedhin përbërjet nga gropat septike, përmes cisternave. Përreth vet puset për ujë për pije pranë lumenjve janë të ndotur. 05:35 Qendra për Shëndet Publik në nivel vjetor teston 80 mostra të ujit nga lumenjtë. Konkretisht në lumenjtë Vardar, Lepenc, Pçinja dhe Treska. Në vazhdimësi uji në lumin Vardar dhe të gjithë këta lumenj përmbajnë baktere të nivelit të 4-të, kjo është kategoria më e lartë, kurse në aspektin kimi janë në nivelin 4,5 dhe 6-të. Ujërat që bëjnë pjesë në  kategorinë e  5-të janë më jo cilësorët. Tashmë disa vite në vazhdimësi themi se në këto ujëra nuk duhet të lahen, të notojnë, të peshkojnë”, theksoi Lubço Konstadinoski-  Qendra për Shëndet Publik.

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini thotë se ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në kryeqytet është domosdoshmëri dhe kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian e kërkon patjetër  që ne të kemi trajtim të ujërave të zeza para se të bëhemi pjesë e BE-së. Një kusht është. Patjetër. Ky projekt është i domosdoshëm, pasi që  kryeqyteti ynë nuk ka impiant për trajtim të ujërave të zeza. Është i domosdoshëm, sepse kemi të ndotur lumin Vardar, i cili vazhdon tutje edhe në Greqi dhe më pas derdhet në det. Ky impiant duhet të ndërtohet patjetër”, u shpreh Naser Nuredini- ministër i Mjedisit Jetësor.

Organizatat joqeveritare që trajtojnë çështjet e mjedisit, thotë se ishte hap i duhur vendimi i Ministrisë së Ambientit që është pajtuar me sektorin civil për hartimin e një regjistri të quajtur “Libri i ujërave”. Në regjistër i tillë pritet të përmbajë të dhënat për gjendjen e lumenjve, jo vetëm në Shkup, por në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button