Zgjedhja e kreut të ri, “grupi për PD” kundër Lulëzim Bashës

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, shtohen tensionet në Partinë Demokratike. Anëtarët e “Grupit për PD-në”, përmes një deklarate për mediat, kanë sqaruar pozicionin e tyre në lidhje kreun aktual demokrat Lulëzim Basha. Ish-presidenti Bujar Nishani, deklaroi se kërkesa për largimin e Bashës sa vjen e rritet, për shkak se PD është pronë e anëtarësisë dhe e qytetarëve shqiptarë. Edit Harxhi nga ana e saj u shpreh se kreu aktual i PD-së ka humbur katër zgjedhje dhe nuk ka bërë qoftë edhe një akt perëndimor. Kryesia e Partisë Demokratike pak ditë më pare mori vendimin që në 13 qershor të mbahet zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

LEXO EDHE:

Back to top button