Zgjedhjet Lokale/ LSDM tubim në Radovish, Spasov: Krijojmë deponi rajonale

Zgjedhjet Lokale/ LSDM tubim në Radovish, Spasov: Krijojmë deponi rajonale

LSDM mbajti tubime në Strumicë dhe Radovish. Kandidati i kësaj partie për kryetar në Radovish, Risto Spasov para mbështetësve premtoi pishinë të mbyllur, pista për biçikleta dhe subvencione për biçikleta për çdo vit. Paralajmëron përmirësim të infrastrukturës në çdo vendbanim pa bërë asnjë ndarje të qytetarëve. Parasheh ndihma financiare për fatosët dhe nxënësit që regjistrohen në shkollë të mesme. Ndihma parashihen edhe për pensionistët.

“Deri në fund të vitit 2028 përgjithmonë do ta zgjidhim problemin me mbeturinat në Radovish duke dislokuar dhe duke iniciuar procedurë për ndërtimin e një deponie rajonale. Për më të dashurit tanë dhe më të rinjtë, do të ndërtojmë çerdhe të qytetit në bashkin e pestë urbane sepse çerdhja e fundit është ndërtuar para më shumë se dyzet viteve dhe nuk ka më çerdhe të re në Radovish. Për qytet me qytetarë të lumtur do të ndërtojmë hapësira të gjelbra të cilat momentalisht gjenden vetëm në faturat me çmime të shtrenjtuara. Askund nuk kemi asnjë park”, tha Risto Spasov – Kandidat i LSDM-së për kryetar në Radovish. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button