Zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE dhe AAA-ASH në negociata për koalicion

Është pushteti ai që vazhdimisht dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet lokale, beson kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Megjithatë, ai shton se një gjë e tillë nuk do të lejohet, pasi duhet sa më shpejtë të largohet pushteti LSDM – BDI.

https://www.youtube.com/watch?v=g2gtTJ6jMig

Shtyrja e zgjedhjeve nënkupton shtyrje të problemeve. Mënyra e vetme për t’u dhënë fund të gjitha problemeve të kësaj paaftësie dhe kënete politike që sot është realitet në Maqedoni, është katastrofa që do t’i ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale shumicës parlamentare LSDM-BDI. Ata janë të frikësuar dhe e dinë që do të pësojnë humbje në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me këtë do të hapet rrugë për shumicë të re parlamentare dhe tani kërkojnë miliona arsye dhe të të kërkojnë edhe në të ardhmen anulimin e zgjedhjeve”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM, i kanë quajtur si informata të rrejshme pohimet e Mickoskit se pushteti tenton të shtyj zgjedhjet lokale. Madje akuzojnë Mickoskin se ai vetë dëshiron shtyrjen e zgjedhjeve për t’ju shmangur edhe një disfate zgjedhore. Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar edhe deklaratën e një dite më parë të Mickoskit se është në fazë përfundimtare për koalicionimim me partitë shqiptare. Sipas tij, derisa Mickoski vazhdon me retorikën nacionaliste në shoqëri multietnike nuk mund të marrë mbështetje nga bashkësitë tjera etnike.

Kur këtë Mickvski do ta bëjë, në një shtet multietnik, multifetar dhe multikulturor atëherë mund të presë përkrahje nga të gjithë në mënyrë të barabartë. Ndërsa kur i drejtoheni vetëm një bashkësie atëherë duhet të prisni mbështetje vetëm nga një bashkësi. Kështu që zgjedhjet janë pas nesh dhe unë vetëm edhe njëherë do të konfirmojë se arsyet pse ne do të fitojmë si koalicion ndërsa ata do të humbin, është pikërisht kjo qasje nacionaliste në një vend multietnik”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Por sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, deklaroi se Aleanca dhe  Alternativa janë në negociata me VMRO-në. Ai shtoi se për këtë i detyrohen bashkëpunimi LSDM-BDI i njoftuar disa javë më parë nga vet Zaevi dhe Ahmeti.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se edhe ne të mendojmë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, sinqerisht kemi pasur kontakte, jemi duke negociuar, dhe jemi duke përfunduar me negociatat. E sipas gjasave Aleanca dhe Alternativa së bashku do të kenë bashkëpunim në disa komuna në raundin e parë, në disa komuna në raundin e dytë, në bazë të vlerësimeve të komunave ku ka arsye dhe matematika që na bashkojnë për t’i fituar komunat”, tha Arben Taravari, ASH.

Sipas Zoran Zaevit, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ende nuk është i gatshëm që të ballafaqohet me shoqërinë multietnike të vendit dhe t’i trajtojë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button